S’ka paga e mëditje për 600 specializantët e mjekësisë

07.12.2021

Kësisoj ky komision gjatë shqyrtimit të Projektbuxhetit 2022 në lexim të dytë, ka refuzuar edhe kërkesën e KOSTT-it për 33 milionë euro sa i përket rrymës në veri të Kosovës. Kryesuesi i grupit punues për buxhetin 2022, deputeti Eman Rrahmani ka thënë se është se specializantët e mjekësisë është e pamundur të hyjnë në kategorinë […]

S’ka paga e mëditje për 600 specializantët e mjekësisë Foto: Ilustrim

Kësisoj ky komision gjatë shqyrtimit të Projektbuxhetit 2022 në lexim të dytë, ka refuzuar edhe kërkesën e KOSTT-it për 33 milionë euro sa i përket rrymës në veri të Kosovës.

Kryesuesi i grupit punues për buxhetin 2022, deputeti Eman Rrahmani ka thënë se është se specializantët e mjekësisë është e pamundur të hyjnë në kategorinë e pagave dhe mëditjeve, pasi siç tha ai tavanet buxhetore nuk mund ta lejojnë një gjë të tillë.

“Arsyeja e refuzimit të kërkesës të specializantëve është për shkak edhe të një diskutimi të përbashkët me Ministrinë e Financave, mundësitë buxhetore nuk ekzistojnë, janë tavanet buxhetore të cilat nuk e përballojnë një numër kaq të madh prej 600 specializantëve[…]Kërkesa e tyre është që të hyjnë në kategorinë e pagave dhe mëditjeve”, theksoi deputeti Rrahmani.