S’ka dakordim ndërmjet Kurtit dhe veteranëve, vazhdojnë protestat

17.06.2022

Mes Kurtit dhe veteranëve të UÇK-së nuk është arrtitur ndonjë marrëveshje konkrete. Faton Klinaku, ushtrues i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka thënë se në takim me kryeministrin e vendin kanë biseduar gjatë dhe se ka mbetur që kryeministri Kurti t’ia dorëzojë me shkrim propozimin e tij. Klinaku tha […]

S’ka dakordim ndërmjet Kurtit dhe veteranëve, vazhdojnë protestat Foto: Ilustrim

Mes Kurtit dhe veteranëve të UÇK-së nuk është arrtitur ndonjë marrëveshje konkrete.

Faton Klinaku, ushtrues i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka thënë se në takim me kryeministrin e vendin kanë biseduar gjatë dhe se ka mbetur që kryeministri Kurti t’ia dorëzojë me shkrim propozimin e tij.

Klinaku tha se kërkuan që të kthehet pika 3.1 që e ka ndryshuar Qeveria me Kuvendin e Kosovës, pika e cila largojnë beneficionin e veteranëve të luftës që me ligj nuk mund të jetë më e vogël se paga minimale.

“Me kryeministrin nuk u dakorduam sepse ne kërkuam të kthehet pika 3.1 që e ka ndryshuar kjo Qeveri me Kuvendin e Kosovës që e kanë larguar beneficionin e veteranëve të luftës që me ligj nuk mund të jetë më e vogël se paga minimale… Ne i thamë që pika 3.1 të kthehet dhe seanca që do të mbahen ne vazhdojmë protesta”, tha Klinaku.

Ai ka shtuar se protestat e veteranëve do të vazhdojnë deri sa të rregullohet kjo çështje.

“Nëse qeveria këtë e rregullon më mirë atëherë është çështje e qeverisë që të kontribuojë më shumë. Mund ta bëni më mirë se që ka qenë po jo ta largoni pikën 3.1… E presim çka po dorëzon me shkrim”, tha Klinaku.

U.d i kryetarit të OVL të UÇK-së ka bërë të ditur se edhe në ditën që do të thërrasin seancë për lexim të dytë të Projektligjit për Pagën Minimale do të mbajnë përsëri protestë.

Klinaku ka folur edhe lidhur me fjalimet e kryeministrit Kurti, ku ka thënë se veteranët meritojnë më shumë, por sipas tij së pari duhet të pastrohen listat nga veteranët e pavërtetë.

Lidhur me këto Klinaku ka thënë se arsyetimet e kryeministrit për numrin e veteranëve janë të pabaza, kjo pasiqë sipas tij me atë çështje merret Gykata e jo Qeveria.