“Situata me COVID është më e rëndë sesa që prezantohet me numra”

05.08.2022

Ai thotë se ka shumë rate pozitive por që nuk janë të lajmëruara në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike. “Vërtet situata nuk është fare e lakmueshme, ne për çdo ditë evidentojmë mbi 1 mijë raste në ditë, të cilat janë pozitive. Realisht situata në terren është shumë më e keqe, se sa kjo që prezantohet […]

“Situata me COVID është më e rëndë sesa që prezantohet me numra” Foto: Ilustrim

Ai thotë se ka shumë rate pozitive por që nuk janë të lajmëruara në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

“Vërtet situata nuk është fare e lakmueshme, ne për çdo ditë evidentojmë mbi 1 mijë raste në ditë, të cilat janë pozitive. Realisht situata në terren është shumë më e keqe, se sa kjo që prezantohet me numra.

Për shkak se një numër i konsiderueshëm i popullatës tonë po bën teste rapide në shtëpi dhe po vet-izolohen, pa u raportuar raste si të tilla në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik dhe në Ministri të Shëndetësisë”, ka thënë Dreshaj.

Dreshaj shton se në Kosovë po vazhdojnë të organizohen tubime të mëdha ndërkohë që është numër i vogël i vaksinimit për imunizim.

“Do të ishte mirë që Ministria e Shëndetësisë të ndërmerr një aksion njëorësh apo dyorësh dhe të bëjë depisimin e popullatës, pra të ju merr mostrat të gjithëve të cilët janë në hyrje të Prishtinës, Podujevë-Prishtinë, Pejë-Prishtinë, Gjilan-Prishtinë.

Në këto raste do të kemi mundësinë që të kemi përafërsisht se si e kemi situatën reale në terren. Nuk është parametër marrës se sa pacientë shkojnë edhe vizitojnë. Sepse ju e dini që mostrat tona asnjëherë nuk po zbresin nën 30 përqind të numrit të të testuarve”, shton ai.