Sindikata e Sektorit Privat kërkon që vendimi për pagën minimale të hyjë në fuqi më 1 maj

06.03.2020

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka kërkuar nga Kryeministri Albin Kurti të marrë vendim që paga minimale të jetë 350 euro dhe të hyjë në fuqi nga data 1 maj. Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës tha se deklarata kryeministrit Kurti është një shprese për punëtoret e sektorit privat. “Kërkesat e Sindikatës për […]

Sindikata e Sektorit Privat kërkon që vendimi për pagën minimale të hyjë në fuqi më 1 maj Foto: Ilustrim

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka kërkuar nga Kryeministri Albin Kurti të marrë vendim që paga minimale të jetë 350 euro dhe të hyjë në fuqi nga data 1 maj.

Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës tha se deklarata kryeministrit Kurti është një shprese për punëtoret e sektorit privat.

“Kërkesat e Sindikatës për qeverinë janë që më 1 maj të nënshkruhet vendimi i pagës minimale  prej 350 euro. Do t’i shkruajmë qysh sot kryeministrit që festa e 1 majit edhe për ne të jetë vërtetë festë”,  tha Azemi.

Sindikata i është gëzuar lajmit që paga minimale të jetë 350 euro pasi punëtorët më nuk do të punojnë me një pagë minimale prej 150-170 euro

“Pas luftës punëtorët të gëzojnë një pagë edhe pse jo aq të madhe. Po gëzohemi që dikush po punon e mendon për ne”, shtoi ai, raporton Ekonomia Online.

Kërkesë tjetër e tij,  është që kompanitë publiko-private dhe ato private mos të nënshkruajnë kontratë nën 350 euro.

“Të gjitha institucionet që marrin shërbime nga kompanitë private t’i thërrasin dhe të bëjnë me dije që asnjë kontratë të mos nënshkruhet nën pagënn 350 euro”, u shpreh ai duke theksuar se më nuk do të punojnë as pa stazh të punës.

Kërkesë tjetër e Sindikatës është të nënshkruhet edhe Kontrata e re kolektive për të cilën tha se qeverisja e kaluar nuk e ka bërë.

“Marrëveshja kolektive nuk është nënshkruar nga qeveria, se nuk desha të merrem me qeverisjen   e kaluar  por ‘shkoftë e mos u ktheftë kurrë’.’  tha ai

Kërkesë tjetër është të rritet numri i inspektorvë dhe të themelohet Gjykata e Punës.  

Madje një kërkesë kanë edhe  për ministrin Agim Veliu qe të fillohet procesi për ti kthyer në punë nga statusi i punëtoreve privat në atë publik.

Azemi foli edhe për sigurinë dhe shëndetin në punë ku tha se këtë vit kemi 1  vdekje në punë.

“Siguria dhe shëndeti në punë është në gjendje të rënde. S’kemi as ne si sindikatë as si qeveri të lëvdohemi. Këtë vit kemi nje rast të vdekjes në vend të punës”, tha ai