Si mund ta llogarisni faturën e rrymës me tarifat e reja – ZRRE publikon kalkulatorin

19.01.2022

Një porpozim i tillë ka ngjallur pakënaqësi e reagime të shumta në vendin tonë, kështu duke e kundërshtuar kategorikisht një rritje të tillë. Ministria e Ekonomisë gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se do të ndajë 75 milionë euro subvencion për energji elektrike, e që sipas tyre me ndarjen e këtyre mjeteve i bie që […]

Si mund ta llogarisni faturën e rrymës me tarifat e reja – ZRRE publikon kalkulatorin Foto: Ilustrim

Një porpozim i tillë ka ngjallur pakënaqësi e reagime të shumta në vendin tonë, kështu duke e kundërshtuar kategorikisht një rritje të tillë.

Ministria e Ekonomisë gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se do të ndajë 75 milionë euro subvencion për energji elektrike, e që sipas tyre me ndarjen e këtyre mjeteve i bie që konsumatorët që shpenzojnë më pak se 600 kWh, nuk do të kenë rritje të tarifave.

Për konsumatorët që shpenzojnë deri në 600 kWh energji elektrike tarifat do të mbeten të njëjta, ndërkaq për ata konsumatorë që shpenzojnë më shumë se 600 kWh, tarifat do të ndryshojnë.

Duke u bazuar në propozimin e ZRRE-së, bëhet e ditur se tarifat për konsumatorët me 800 kWh shpenzim të rrymës në muaj të rriten në vlerë prej 13.31 eurosh.

Ndërkaq, konsumatorët që shpenzojnë 1000 kWh energji elektrike në muaj, tarifat do të pësojnë rritje prej 24.62 euro.

Se si mund ta llogarisni faturën e rrymës me tarifat e reja, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka bërë publikimin e kalkulatorit për llogaritjen e faturës së energjisë elektrike.

Në këtë kalkulator qytetarët mund të bëjnë plotësimin e të dhënave dhe të llogarisin sesa do të jetë vlera e faturës me tarifat e reja të propozuar nga ZRRE-ja.

Në shtyllat e kalkulatorit për konsumin, qytetarët duhet të vendosin kilovatët që shpenzojnë gjatë ditës në njërën rubrikë (A1) dhe ato gjatë natës në rubrikën tjetër (A2). Këto të dhëna qytetarët mund t’i marrin në faturë e rrymës.

Te pjesa ku shkruan konsumi mujor, janë rubrikat A1 (shpenzimi i rrymës gjatë ditës) dhe A2 (shpenzimi i rrymës gjatë natës).

Vlera të cilin do ta paguajë qytetari gjendet te rubrika “Fatura me subvencionim”.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka propozuar që të rikthehen bllok-tarifat e energjisë duke propozuar që çmimi i energjisë për ata që konsumojnë mbi 600 kWh të dyfishohet.

ZRRE propozon që tarifa për konsumatorët me 800 kWh rrymë të shpenzuar në muaj të rritet në vlerë prej 12.31 eurosh. Ndërsa, konsumatorët që shpenzojnë 1,000 kWh rrymë në muaj të paguajnë 24.62 euro më shumë të çmimit të rrymës.

*Më poshtë mund ta shkarkoni fajllin e kalkulatorit, e cila do të ju hapet me Microsoft Office Excel, pra me prapashtesën .xlsx.