ShSKUK: 85 pacientë në trajtim nga COVID-19 në spitalet e Kosovës

13.07.2021

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se 85 pacientë janë duke u trajtuar nga COVID-19. Në njoftimin e ShSKUK-së, është bërë e ditur se 33 pacientë janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, teksa 41 janë me oksigjeno-terapi. Në QKUK janë të shtrirë 72 pacientë, prej tyre 19 të konfirmuar me COVID-19 dhe 32 […]

ShSKUK: 85 pacientë në trajtim nga COVID-19 në spitalet e Kosovës Foto: Ilustrim

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se 85 pacientë janë duke u trajtuar nga COVID-19.

Në njoftimin e ShSKUK-së, është bërë e ditur se 33 pacientë janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, teksa 41 janë me oksigjeno-terapi.

Në QKUK janë të shtrirë 72 pacientë, prej tyre 19 të konfirmuar me COVID-19 dhe 32 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 22 pacientë+ 11 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë dhe Klinika e Pulmologjisë, 39 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 13 pacientë, prej tyre 11 të konfirmuar pozitivë me COVID-19 dhe 5 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Pejës, 3 pacientë dhe Spitali i Gjilanit, 8 pacientë.