Shqyrtimi i masave anti-COVID, komunat s’janë kontaktuar fare

07.05.2021

Numri i të infektuarve me COVID-19 ditëve të fundit në Kosovë ka shënuar rënie të dukshme, duke krahasuar me muajt e kaluar. Numër i vogël i të infektuarve me këtë virus është regjistruar edhe në Komunën e Suharekës. Sot është duke u mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë së Kosovës, ku edhe pritet të shqyrtohet […]

Numri i të infektuarve me COVID-19 ditëve të fundit në Kosovë ka shënuar rënie të dukshme, duke krahasuar me muajt e kaluar.

Numër i vogël i të infektuarve me këtë virus është regjistruar edhe në Komunën e Suharekës.

Sot është duke u mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë së Kosovës, ku edhe pritet të shqyrtohet propozimi për ndryshim dhe plotësim të vendimit për masa anti-COVID.

Qeveria e Kosovës nuk ka informuar komunat për shqyrtimin e masave anti-Covid, tha kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Madje, lajmin se sot do të ketë shqyrtim të masave, ka thënë se e ka marrë vesh nga mediet.

“Përkundër që jemi dakordu me Ministrin Vitia që sa herë të ketë shqyrtim të masave të dakordohemi paraprakisht, për sot s’jemi kontaktuar fare. Lajmin e kemi marrë vesh nga mediet”, ka thënë Ibrahimi.