Shpërthen një bombolë gazi në Veternik: Dy të lënduar, njëri në gjendje të rëndë

para 31 dite

Një bombol gazi ka shpërthyer në një autolarje pranë një pompe derivateve në Veternik, Prishtinë. Si pasojë e këtij incidenti, dy persona kanë pësuar lëndime trupore, njëri prej të cilëve raportohet të jetë në gjendje më të rëndë.

Shpërthen një bombolë gazi në Veternik: Dy të lënduar, njëri në gjendje të rëndë

Sipas të dhënave fillestare, njëri nga të lënduarit është identifikuar si punëtor i autolarjes, bazuar në uniformën që mbante veshur. Ndërsa, për personin tjetër të lënduar, ende nuk është konfirmuar nëse ishte punëtor në autolarje apo ndodhej aty rastësisht.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet e Policisë së Kosovës, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit. Ndërkohë, të lënduarit janë transportuar me urgjencë në Klinikën Emergjente për të marrë ndihmë mjekësore.

Etiketat

Ofertat e fundit