Shpallen 113 vende të lira të punës nëpër burgje

27.02.2024

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka shpallur sot konkursin e radhës për kadet korrektues.

Shpallen 113 vende të lira të punës nëpër burgje Foto: Ilustrim

Sipas konkursit kërkohen 113 zyrtarë të rinj për të plotësuar numrin e nevojshëm të zyrtarëve korrektues.

Aplikimi për pozitën e Zyrtar Korrektues fillon me datë 27.02.2024 dhe do të jetë i hapur deri më 27.03.2024, që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit.

Për më shumë detaje, linçet i keni të bashkangjitura më poshtë:

Konkursi i plotë: https://shkk.rks-gov.net/…/Konkursi-113-zyrtar… Aplikacioni: https://shkk.rks-gov.net/…/2024/02/Aplikacioni-SHKK.doc