SHKK ndalon vikendet për të dënuarit, vazhdon lejimin e vizitave të lira dhe familjare
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se nga 11 janari 2021 do të ndalojë përkohësisht lejimin e vikendeve për të dënuarit. Si masë lehtësuese, do të vazhdohet me vizitat e lira dhe vizitat familjare. “Për vizitat e lira, me qëllim të mbrojtjes nga pandemia COVID 19, kërkohet që për aprovimin e vizitës së lirë, vizitori/ja […]
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se nga 11 janari 2021 do të ndalojë përkohësisht lejimin e vikendeve për të dënuarit.
Si masë lehtësuese, do të vazhdohet me vizitat e lira dhe vizitat familjare.
“Për vizitat e lira, me qëllim të mbrojtjes nga pandemia COVID 19, kërkohet që për aprovimin e vizitës së lirë, vizitori/ja të sjellë me vete testin me rezultat negativ në COVID 19, i cili duhet të jetë jo më i vjetër se 72 orë”, bëhet e ditur në njoftim.
SHKK po ashtu bënë të ditur se vizitat familjare do të vazhdohen me pranimin e vetëm një anëtari të familjes.
Gjatë vizitës, vizitorët dhe të burgosurit janë të obliguar të respektojnë masat antiCOVID (dezinfektues, distancën sociale, vendosjen e maskës).
Më tej thuhet se Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim.