SHKK lehtëson masat anti-COVID, nga sot fillon lejimi i vikendeve për të dënuarit

25.01.2021

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se nga sot, do të filloj lejimin e vikendeve për të dënuarit. SHKK njofton se si masë lehtësuese do të vazhdohet lejimi i vikendeve për të dënuarit, të cilët i plotësojnë kushtet. SHKK ka bërë të ditur se në pushim jashtë institucionit, në të njëjtën kohë, fillimisht do të […]

SHKK lehtëson masat anti-COVID, nga sot fillon lejimi i vikendeve për të dënuarit Foto: Ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se nga sot, do të filloj lejimin e vikendeve për të dënuarit.

SHKK njofton se si masë lehtësuese do të vazhdohet lejimi i vikendeve për të dënuarit, të cilët i plotësojnë kushtet.

SHKK ka bërë të ditur se në pushim jashtë institucionit, në të njëjtën kohë, fillimisht do të lejohet një numër i kufizuar i të dënuarve.

Pas kthimit nga pushimi, të gjithë të burgosurit do t`i nënshtrohen fazës se karantinimit në periudhë kohore prej së paku 7 ditësh. Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve.

Gjithashtu, Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim.