Shkarkohet kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka

14.06.2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shkarkuar Valdete Dakën nga pozita e kryetares së KQZ-së Në dokument thuhet se vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është organ kushtetues dhe i pavarur, i cili drejton dhe i veritikon te gjitha veprimet qe kane bëjnë me procesin e zgjedhjeve dhe […]

Shkarkohet kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka Foto: Ilustrim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shkarkuar Valdete Dakën nga pozita e kryetares së KQZ-së

Në dokument thuhet se vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është organ kushtetues dhe i pavarur, i cili drejton dhe i veritikon te gjitha veprimet qe kane bëjnë me procesin e zgjedhjeve dhe gjithashtu i shpall rezultatet 0)00. Zgjedhjet si elementi me rendesishem i demokracisë, sidomos asaj përfaqësuese, janë te një rëndësie te veçante per secilin shtet.

Ndërmarrja e veprimeve relevante ne lidhje me zgjedhjet, përfshirë organizimin dhe mbarëvajtjen e tyre nënkupton edhe obligimin themelor te KQZ-se si organ menaxhues i zgjedhjeve”, thuhet në vendim.

Ndryshe, Daka është emëruar kryetare e KQZ-së më 27 prill të vitit 2018, nga ish-Presidenti Hashim Thaçi, ndërkaq mandati i saj është 7-vjeçar. Ky është mandati i dytë i Dakës në krye të KQZ-së.