Shitja e pijeve energjike për të miturit të ndalohet me ligj, pozitë e opozitë nuk pajtohen mes vete

18.04.2023

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka shtyrë shqyrtimin e Raportit me amendamente të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli tha se në Ligjin për konsumatori është ndaluar blerja e pijeve alkoolike për të miturit nën 18 vjeç, por me ndryshimet e bërë […]

Shitja e pijeve energjike për të miturit të ndalohet me ligj, pozitë e opozitë nuk pajtohen mes vete Foto: Ilustrim

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka shtyrë shqyrtimin e Raportit me amendamente të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli tha se në Ligjin për konsumatori është ndaluar blerja e pijeve alkoolike për të miturit nën 18 vjeç, por me ndryshimet e bërë do të ndalohet edhe blerja e pijeve energjike.

Kjo sipas saj, në bazë të direktivave të Bashkimit Evropian.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj tha se është skeptikë për këtë propozim.

“Unë mendoj që nëse ju vetëm jeni pajtuar okej, veç unë mendoj se kjo nuk është e favorshme”.

Kryetari i Komisionit, Ferat Shala tha se nëse nuk definohet qartë, mund të dëmtohen prodhuesit vendës.

“Nuk dua të keqkuptohem mirëpo, kemi disa kompani shumë të fuqishme dhe po tutna që i dëmtojmë prodhuesit vendor”.

Pacoli me tej sqaroi tha se prodhuesit e dinë mirë se çka parasheh ligji.

“Prodhuesit vendor e dinë që grup-mosha e lejuar për blerjen e pijeve energjike është mbi 18 vjet, p.sh në ambalazhimin e Red Bullit shkruan mbi 18 vjet, edhe në Golden Eagle gjithashtu”.

“Vet elementet të cilat i përmbajnë pijet energjike, të cilat e rrisin energjinë, përjashto sheqerin sepse ka elemente të tjera. Nëse do të ishte ligji për biznese e kishim pas një diskutim ndryshe”./Ekonomiaonline