Shi, borë e ngrica, e diela e ftohtë e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë
Kanë mbetur edhe pak ditë, ku qytetarët e Kosovës me të drejtë vote do ta kenë mundësinë t’iu drejtohen kutive të votimit e të votojnë të përzgjedhurit e tyre. Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka dhënë detaje për motin në ditën zgjedhore. Shi, borë e ngrica pritet ta përshkojnë të dielën romantike […]
Kanë mbetur edhe pak ditë, ku qytetarët e Kosovës me të drejtë vote do ta kenë mundësinë t’iu drejtohen kutive të votimit e të votojnë të përzgjedhurit e tyre.
Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka dhënë detaje për motin në ditën zgjedhore.
Shi, borë e ngrica pritet ta përshkojnë të dielën romantike zgjedhore në Kosovë.
“Të shtunën pritet të fillojnë reshje bore, të cilat do të vazhdojnë edhe të dielën. Masat e ajrit me presion të lartë do të ndikojnë që nga nesër të ketë rënie të temperaturave në vend.
Nga nesër vende-vende do të kemi ngrica, andaj ngasësit e veturave duhet të kenë kujdes të shtuar.
Të dielën në pjesën e parë të ditës do të ketë borë me intensitet jo të lartë. Gjatë ditës do të ketë edhe shi.
Temperaturat më të larta të dielën do të jenë nga -3 deri në -1, ndërsa më të ultat do të jenë deri në -13”, ka thënë Besim Aliu për Indeksonlinen.