Serbia cakton një muaj paraburgim ndaj shtetasit të Kosovës, Lulzim Halili

25.07.2025

Gjykata e Lartë në Beograd ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj shtetasit të Kosovës, Lulzim Halili, i cili u arrestua në Serbi më 22 korrik.

Serbia cakton një muaj paraburgim ndaj shtetasit të Kosovës, Lulzim Halili Foto: Ilustrim

Autoritetet serbe dyshojnë se Halili ka kryer krime lufte, ndërsa Prokuroria për Krime Lufte në Beograd ka njoftuar se ka filluar hetimet për veprën penale të organizimit dhe nxitjes për kryerjen e gjenocidit dhe krimeve të luftës.

Sipas pretendimeve të Serbisë, Halili ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ka vepruar në rajonet e Prishtinës, Pejës dhe Gjakovës. Po ashtu, ai dyshohet se ka marrë pjesë në një sulm ndaj një posti ushtarak jugosllav në Koshare. Megjithatë, këto pretendime janë hedhur poshtë nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK).

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, tha për Radion Evropa e Lirë se emri i Halilit nuk figuron në asnjë nga arkivat apo listat e brigadave të UÇK-së, përfshirë edhe brigadën 138 “Agim Ramadani”, që ka operuar në Koshare. “Në fakt, as nuk ka status të veteranit luftëtar, as status të veteranit pjesëtar, as nuk ka status të veteranit pjesëmarrës,” deklaroi Syla, duke shtuar se arrestimi i tij mund të jetë një veprim hakmarrës nga autoritetet serbe.

Kjo ngjarje vjen vetëm pak ditë pas arrestimit në Kosovë të Igor Popoviqit, ndihmësit të drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, i cili po hetohet për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit pas një deklarate ku e cilësoi UÇK-në si “organizatë terroriste”. Arrestimi i Popoviqit u pasua nga reagime të ashpra të Serbisë, e cila paralajmëroi “pasoja të paparashikueshme” dhe kërkoi lirimin e tij.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) tha më 23 korrik se nuk ka marrë njoftim zyrtar nga Serbia për arrestimin e Halilit. MPJD ka informuar për këtë rast delegacionin e Bashkimit Evropian dhe shtetet e QUINT-it në Serbi. “Sapo të konfirmohet nëse z. Halili do t’i nënshtrohet masës së paraburgimit dhe do të iniciohet procedurë penale ndaj tij, Zyra Ndërlidhëse do të parashtrojë kërkesë zyrtare për vizitë në Qendrën e Mbajtjes,” thuhet në deklaratën e MPJD.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin udhëtimet nëpër Serbi, duke paralajmëruar për ndalime arbitrare dhe provokime nga autoritetet serbe.

Viteve të fundit, Serbia ka arrestuar disa qytetarë të Kosovës, të cilët i ka akuzuar për krime lufte të supozuara gjatë luftës së fundit në Kosovë. Arrestimi i Halilit vjen në një klimë të tensionuar mes dy vendeve dhe ka shtuar shqetësimet për sigurinë e qytetarëve të Kosovës që udhëtojnë nëpër Serbi.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More