Scholz me postim në Twitter: Unë, Macroni dhe Meloni treguam pritshmëritë e Kosovës dhe Serbisë

27.10.2023

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka dalë me një postim në Twitter, pas takimeve që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Kancelari gjerman ka deklaruar se kanë shprehur pritshmëritë nga Kosova dhe Serbia që të implementojnë rrugën drejt normalizimit. “Ne bëjmë përpjekje për një të ardhme me perspektivë paqësore për […]

Scholz me postim në Twitter: Unë, Macroni dhe Meloni treguam pritshmëritë e Kosovës dhe Serbisë Foto: Ilustrim

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka dalë me një postim në Twitter, pas takimeve që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kancelari gjerman ka deklaruar se kanë shprehur pritshmëritë nga Kosova dhe Serbia që të implementojnë rrugën drejt normalizimit.

“Ne bëjmë përpjekje për një të ardhme me perspektivë paqësore për qytetarët e tyre dhe fqinjësinë mes shteteve të tyre.” – tha nëpërmjet postimit të tij në platformën Twitter.