SBAShK-u përkrah mbylljen – Jasharaj: Mësimi online zgjidhje e zorit

07.04.2021

Gjatë ditës së hënë Qeveria e Kosovës ka marrë masa të reja anti-COVID, të cilat kanë hyrë në fuqi nga sot (e mërkurë), 07 prill. Si masë kundër COVID-19, Qeveria e Kosovës ka vendosur orë policore nga ora 22:00 deri më 05:00, raporton SuharekaOnline. Gjithashtu, institucionet publike dhe ato private të arsimit parauniversitar dhe universitar […]

SBAShK-u përkrah mbylljen – Jasharaj: Mësimi online zgjidhje e zorit Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së hënë Qeveria e Kosovës ka marrë masa të reja anti-COVID, të cilat kanë hyrë në fuqi nga sot (e mërkurë), 07 prill.

Si masë kundër COVID-19, Qeveria e Kosovës ka vendosur orë policore nga ora 22:00 deri më 05:00, raporton SuharekaOnline.

Gjithashtu, institucionet publike dhe ato private të arsimit parauniversitar dhe universitar do të kalojnë me mësim online deri më datë 18 prill.

Vendimi për mësim online është mbështetur nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës (SBAShK).

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj po shpreson që pas 18 prillit të qetësohet situata me COVID-19, me qëllim që pas kësaj date nxënësit t’u kthehen objekteve shkollore.

Pavarësisht mbështetjes që ka SBAShK-u karshi vendimit të Qeverisë, Jasharaj thotë se mësimi online është sfidues pasi që sipas tij, shumë nxënës kanë mungesë të pajisjeve teknologjike.

Ndër tjerash Jasharaj ka thënë institucionet kanë vepruar me të njëjtin qëllim që të stabilizohet situata dhe shkollat do të kryejnë detyrat e tyre dhe do të bëjnë dezinfektimin në mënyrë që të jemi të përgatitur pas 18 prillit.