SBAShK-u, Nagavcit: Duam 100 euro shtesë në rroga, ose hyjmë në grevë

09.03.2022

Nga SBASHK-u kanë theksuar se nëse kjo kërkesë nuk plotësohet nga ana e Qeverisë, mund të ketë edhe greva në sistemin arsimor. Po ashtu, nga kjo sindikatë kanë thënë se kjo shtesë të vlejë deri në kohën kur Ligji i pagave, pas dakordimit të marrëveshjes me SBASHK-un dhe sindikatat tjera të aprovohet dhe të nisë […]

SBAShK-u, Nagavcit: Duam 100 euro shtesë në rroga, ose hyjmë në grevë Foto: Ilustrim

Nga SBASHK-u kanë theksuar se nëse kjo kërkesë nuk plotësohet nga ana e Qeverisë, mund të ketë edhe greva në sistemin arsimor.

Po ashtu, nga kjo sindikatë kanë thënë se kjo shtesë të vlejë deri në kohën kur Ligji i pagave, pas dakordimit të marrëveshjes me SBASHK-un dhe sindikatat tjera të aprovohet dhe të nisë së zbatuari.

Nga kjo sindikatë kanë shtuar se kjo nuk ka ndodhur ende dhe prandaj pakënaqësitë në tërë sektorin e arsimit e të kulturësa sa vijnë e shtohen dhe këto mund të rezultojnë së shpejti edhe me veprime sindikale, pa përjashtuar edhe grevat.

“SBASHK duke respektuar zërin e anëtarësisë, që nga çerdhet e deri në universitete, por edhe në kulturë i është drejtuar ministres Nagavci që ajo ta ngritë në Qeveri dhe të aprovohet kërkesa e SBASHK-ut që nga muaji prill një shtesë prej 100 euro mbi pagat aktuale për të gjithë të punësuarit në sistemin arsimor dhe në shkencë e kulturë dhe kjo të vlej deri në kohën kur Ligji i pagave, pas dakordimit e marrëveshjes me SBASHK-un dhe sindikatat tjera të aprovohet dhe të nis së zbatuari. Kjo nuk ka ndodhur ende dhe prandaj pakënaqësitë në tërë sektorin e arsimit e të kulturës sa vijnë e shtohen dhe këto mund të rezultojnë së shpejti edhe me veprime sindikale, pa përjashtuar edhe grevat”.

Gjithashtu Sindikata e Bashkuar e Arsimit i kanë thënë Qeverisë se pagat nuk kanë lëvizuar me vite derisa çmimet ngriten çdo ditë e më shumë.

“Qeveria e Kosovës edhe tani kur çmimet e artikujve elementarë vazhdojnë të shënojnë rritje duke e dobësuar shumë fuqinë blerëse të pagave që aktualisht marrin pjesa më e madhe e të punësuarve në sektorin e arsimit, por edhe në sektorë të tjerë, vazhdon me avazin e vjetër duke fajësuar të tjerët në Kosovë, apo situatat e krizës në tregjet ndërkombëtare”.

“Në situatën që sa vjen e vështirësohet, familjet që nuk kanë as edhe një të punësuar dhe ato me paga të ulëta po ngulfatën duke u zhytur në varfëri e skamje ekstreme, por me këto ngritje marramendëse e të përditshme të çmimeve edhe familjet që kishin paga pak më të larta kanë nisur të rrëshqasin drejt varfërisë e skamjes. Qeveria vazhdon me vlerësimet e me deklaratat pa bërë as edhe një veprim konkret për të ndihmuar punëtorët e arsimit dhe gjithë të tjerët në përballje  me situatën tepër të rënduar nga gjithë këto ngritje të çmimeve të artikujve elementar jetësor”.