SBASHK kërkon nga qeveria që vaksinimi i mësimdhënësve të jetë prioritet

12.04.2021

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) po kërkon nga Qeveria Kurti që ta ketë në prioritet vaksinimin e mësimdhënësve. Kreu i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se kanë kërkuar nga ministri i Shëndetësisë që ta kenë primare vaksinimin e mësimdhënësve, mirëpo sipas tij, nga përgjigjet […]

SBASHK kërkon nga qeveria që vaksinimi i mësimdhënësve të jetë prioritet Foto: Ilustrim

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) po kërkon nga Qeveria Kurti që ta ketë në prioritet vaksinimin e mësimdhënësve.

Kreu i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se kanë kërkuar nga ministri i Shëndetësisë që ta kenë primare vaksinimin e mësimdhënësve, mirëpo sipas tij, nga përgjigjet që kanë marrë ende nuk është pranuar ndonjë kontingjent i vaksinave.

“Qeveria të mos ta lënë në grupin e dytë por ta vënë në primar vaksinimin edhe në takimin që kishim me ministrin Vitia e kemi hapur këtë çështje dhe ministri Vitia ka thënë se po pret një ardhje të një kontingjenti në emër të donacionit që janë të pranueshëm për Kosovën dhe na ka premtuar se do të bëjë gjithë angazhimet nëse i lejojnë mundësitë dhe kapacitetet te numri i vaksinave që pas të moshuarve siç parashihet me manual ti jepet përparësi punëtorëve në sektorin e arsimit”.

Kujtojmë se në Kosovë ka mbërritur kontigjenti i parë i 24mijë vaksinave nga të cilat tashmë ka filluar vaksinimi i personelit shëndetësor dhe personave të grupmoshave mbi 85 vjeç.