Sa shpenzuan partitë politike në tremujorin e dytë? KQZ publikon raportin
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar sot raportin financiar për shpenzimet tremujore (prill – qershor 2025) të partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.
Foto: Ilustrim
Sipas të dhënave të publikuara, partia me shpenzimet më të larta për këtë periudhë është Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka shpenzuar afro gjysmë milioni euro, duke e lënë prapa subjektet e tjera politike.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila ka raportuar shpenzime në vlerë prej 263 mijë eurosh për tre muajt e fundit.
Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka raportuar shpenzime prej 230 mijë eurosh në këtë periudhë.
Më e kursyera ndër subjektet kryesore parlamentare rezulton të jetë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me shpenzime prej vetëm 54 mijë eurosh.