Rugova i çon mesazh Abdixhikut: Në pesë komuna LDK i ka punët keq

06.07.2021

Tashmë kanë mbetur edhe 4 muaj që nga data kur do të mbahen zgjedhjet lokale, 17 tetor. Partitë politike veçse kanë filluar përgatitjet për këto zgjedhje, duke i zyrtarizuar emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave. Zyrtarizimin e kandidatëve për kryetarë të komunave, e ka filluar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). Ish-deputeti i LDK-së, […]

Rugova i çon mesazh Abdixhikut: Në pesë komuna LDK i ka punët keq Foto: Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)

Tashmë kanë mbetur edhe 4 muaj që nga data kur do të mbahen zgjedhjet lokale, 17 tetor.

Partitë politike veçse kanë filluar përgatitjet për këto zgjedhje, duke i zyrtarizuar emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave.

Zyrtarizimin e kandidatëve për kryetarë të komunave, e ka filluar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova në adresë të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut ka dërguar disa mesazhe në lidhje me këto zgjedhje që mbahen në vjeshtë.

Rugova në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka disa probleme në përzgjedhjen e disa kandidatëve për kryetarë të komunave.

Ai ka thënë se në disa komuna duhet të rikuperohet struktura e LDK-së.

“Po flas për Prishtinën që ka qenë hambarë i votave të LDK-së. Po flas për Mitrovicën, Prizrenin, Gjakovën dhe Ferizajn. I dërgoj mesazh lidershipit se në këto komuna jemi keq dhe duhet ta rikuperojmë strukturën e LDK-së”, tha ai.

Ish-deputeti thotë se propozimet e kryetarëve do të ishte dashur të vijnë nga dega për t’u evituar problemet.

“Në kohën e Presidentit Rugova, dega ka vendosur se kush do të jetë kandidatë për kryetar të komunës”.

Rugova thotë se 85% e Kryesisë së LDK-së kanë qenë edhe në Kryesinë e LDK-së kur ka udhëhequr Isa Mustafa.

Kujtojmë se LDK ka zyrtarizuar edhe kandidatin për kryetar të Suharekës për zgjedhjet e 17 tetorit, i cili është kryetari i degës së kësaj partie në Suharekë, Ardian Shala.