Rritje e konsiderueshme e BPV-së në Kosovë, ekonomia shënon progres në tremujorin e fundit të 2024-ës

para 33 dite

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat e Bruto Produktit Vendor (BPV) për tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2024, duke treguar një rritje të konsiderueshme ekonomike. Sipas ASK-së, BPV-ja ka shënuar një rritje reale prej 4,08% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritje e konsiderueshme e BPV-së në Kosovë, ekonomia shënon progres në tremujorin e fundit të 2024-ës

Sektorët me rritje më të madhe

Të dhënat tregojnë se disa sektorë kanë qenë motori kryesor i kësaj rritjeje. Ndër aktivitetet ekonomike që kanë shënuar rritje, veçohen:

  • Aktivitetet financiare dhe të sigurimit: Me një rritje prej 8,82%, ky sektor ka pasur performancën më të lartë.
  • Formimi i bruto kapitalit: Me nje rritje prej 9,03%.
  • Eksporti i mallrave dhe shërbimeve: Me nje rritje prej 11,13%
  • Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave; transporti dhe magazinimi; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor: Me nje rritje prej 4,05%.
  • Industria përpunuese: Me një rritje prej 4,35%, ky sektor ka kontribuar ndjeshëm në rritjen e përgjithshme.
  • Ndërtimtaria: Me një rritje prej 3,88%, ky sektor ka pasur një rritje të dukshme.

Analiza e shpenzimeve

Nga ana e shpenzimeve, komponentët që kanë nxitur rritjen përfshijnë eksportin dhe importin e mallrave dhe shërbimeve, si dhe formimin e bruto kapitalit dhe shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake. Në anën tjetër, shpenzimet e konsumit final të Qeverisë kanë shënuar një rënie prej -1,76%.

Etiketat

Ofertat e fundit