Rritja e rasteve me COVID-19, Ambasada e Gjermanisë me njoftim rreth aplikimeve për viza

18.01.2022

Arsya e reduktimit të numrit të termineve për aplikime për viza është rritja e numrit të rasteve të infektimeve me COVID-19 dhe variantit më të ri të këtij virusi, Omicron. Po ashtu, nga kjo ambasadë nuk e kanë përjashtuar mundësinë që edhe terminet e rezervuara dhe të konfirmuara të anulohen apo shtyhen. “Për shkak të […]

Rritja e rasteve me COVID-19, Ambasada e Gjermanisë me njoftim rreth aplikimeve për viza Foto: Ilustrim

Arsya e reduktimit të numrit të termineve për aplikime për viza është rritja e numrit të rasteve të infektimeve me COVID-19 dhe variantit më të ri të këtij virusi, Omicron.

Po ashtu, nga kjo ambasadë nuk e kanë përjashtuar mundësinë që edhe terminet e rezervuara dhe të konfirmuara të anulohen apo shtyhen.

“Për shkak të rritjes së numrit të Covid-it dhe variantit Omikron, i cili po përhapet edhe në Kosovë, përkohësisht numri i termineve që vihen në dispozicion çdo ditë për aplikime për viza është dashur të reduktohet ndjeshëm. 

Nuk mund të përjashtohet mundesia  që edhe terminet që janë rezervuar dhe konfirmuar tashmë mund të anulohen/shtyhen. Nëse e keni rezervuar një termin, ju lutemi kontrolloni rregullisht kutinë tuaj të postës elektronike”, thuhet në njoftimin e ambasadës.