Rritja e pagës minimale, Kurti: S’mund të kërcejmë në 400 e 500 euro, është absurde

23.03.2022

I pyetur se sa do të bëhet paga minimale, Kurti ka thënë se duhet që ngritja e pagës minimale të jetë e arsyeshme dhe jo absurde. “Nuk mund të kërcejmë prej 170 në 400, apo 500, s’është e mundshme. Pritjet absurde s’mund të jenë të arsyeshme”, tha ai. Ai ka shtuar se kur të rritet […]

Rritja e pagës minimale, Kurti: S’mund të kërcejmë në 400 e 500 euro, është absurde Foto: Ilustrim

I pyetur se sa do të bëhet paga minimale, Kurti ka thënë se duhet që ngritja e pagës minimale të jetë e arsyeshme dhe jo absurde.

“Nuk mund të kërcejmë prej 170 në 400, apo 500, s’është e mundshme. Pritjet absurde s’mund të jenë të arsyeshme”, tha ai.

Ai ka shtuar se kur të rritet ekonomia atëherë do ta rishikojnë këtë çështje sërish.

“Ne e kemi thënë në fushatë që do të jetë 250. Kur të rritet ekonomia, a mendoni që nuk duhet ta bëjmë një rishikim, sigurisht që po”.