Rritja e çmimit të rrymës, jepen detaje të reja
Kërkesa tha ai pas shqyrtimit do të jetë në diskutim publik për dy javë, ku secili institucion i përfshirë ka të drejtë që të jap mendimin e tij lidhur me këtë çështje. “Në ueb faqen e ZRrE janë kërkesat e të licencuarve për shqyrtim të jashtëzakonshëm, aty ka një kërkesë për rritje të tarifave të […]
Kërkesa tha ai pas shqyrtimit do të jetë në diskutim publik për dy javë, ku secili institucion i përfshirë ka të drejtë që të jap mendimin e tij lidhur me këtë çështje.
“Në ueb faqen e ZRrE janë kërkesat e të licencuarve për shqyrtim të jashtëzakonshëm, aty ka një kërkesë për rritje të tarifave të energjisë elektrike. ZRrE e ka për obligim, si institucion i pavarur të shqyrtoj dhe vlerësoj aplikacionet e të licencuarve dhe pas shqyrtimit do të publikojmë”.“… do t’i qesim në diskutim publik, sipas Ligjit janë dy javë ditë në diskutim publik. Kanë të drejtë secila palë të jap diskutimet e tyre”.
“ZRrE kemi hap shqyrtimin e jashtëzakonshëm. Aplikacionet janë publike dhe mund të shihni se sa është kërkesa për rritje krahasim për vitin e kaluar”. Duke marrë për bazë që kërkesa është e jashtëzakonshme, për 45 ditë thotë ai do të përfundojë gjithçka.
“Shqyrtimi i jashtëzakonshëm, maksimumi zgjat 45 ditë ku ky proces duhet të përfundoj. Ne jemi në brenda afateve jemi duke bërë përpjekje që ky proces të përfundoj brenda afateve”.“Po besoj që ju e dini që kriza ishte në gjithë Evropën. Po besoj që ajo nuk ishte e kënaqshme po ky ishte maksimumi që kemi bë edhe institucione”. Para gazetarëve ai ka folur edhe për mbledhjen e parë për këtë vit duke sqaruar pikat e miratuara, raporton EkonomiaOnline.
“Parametrat herc për furnizuesin me obligim të shërbimit universal në këtë rast është KESCO. Këta parametra janë për periudhë 3 vjeçare që përcaktohen dhe do të mbesin në fuqi e cila gjatë azhurnimeve vjetoreve meqenëse komponentët që varet prej tregut të energjisë ato do të azhurnohen ndërsa këto parametra do të mbesin më fuqi për periudhën 5 vjeçare”.
“Pikë tjetër tha ai ka të bëjë edhe me shqyrtimin e aplikacioneve të gjeneratorëve me vetë konsum që kanë të bëjnë me panele solare. Shumica prej tyre ishin biznese, se që ishin konsumatorë shtëpiak”.