Rritet eksporti i produkteve në ShBA, këtë vit të hyrat e doganës 25% më shumë se në vitin paraprak

15.05.2021

Kompanitë kosovare ia kanë mësyrë ShBA-së, duke e rritur eksportin e mallrave rreth 200 milionë euro për këtë vit. Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci ka thënë për EkonomiaOnline se viti 2021 është një nga periudhat më të mira sa i përket të hyrave. Mbi 412 milionë euro janë mbledhur nga të hyrat në […]

Rritet eksporti i produkteve në ShBA, këtë vit të hyrat e doganës 25% më shumë se në vitin paraprak Foto: Ilustrim

Kompanitë kosovare ia kanë mësyrë ShBA-së, duke e rritur eksportin e mallrave rreth 200 milionë euro për këtë vit. Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci ka thënë për EkonomiaOnline se viti 2021 është një nga periudhat më të mira sa i përket të hyrave. Mbi 412 milionë euro janë mbledhur nga të hyrat në Doganën e Kosovës .

Ai ka sqaruar se krahasuar me vitin paraprak, përqindja e të hyrave është 25% më shumë, ndërsa me vitin 2019, dallimi është 12%. Stavileci thekson se eksporti i produkteve kosovare ka shënuar rritje, që sipas tij është një ndër zhvillimet më të mira të ekonomisë në Kosovë.

“Sa i përket importit ne kemi pasë rritje të vlerave të importit në këtë periudhë nëse vitin e kaluar kemi pasur total 1.2 miliardë importi i gjithmbarshëm në raportin e vlerës, tani kemi 1.7 miliardë pra ka rritje të vlerave të importit, rritje të qarkullimit, të konsumit, në të gjitha aspektet. Por një zhvillim tjetër më interesant për ekonominë, është rritja e eksportit, ne kemi arrit të rrisim eksportet. Në krahasim me vitin e kaluar, që viti i kaluar ka qenë një prej viteve më të mira të eksportit në Kosovë, ne tani jemi rreth 200 milionë euro mallra të eksportuar që nënkupton me vitin e kaluar që kemi pasë 116 milionë euro, nënkupton se ka një rritje rreth 70 për qind më shumë mallra të eksportuar, që është me të vërtetë një prej zhvillimeve më interesante të ekonomisë të Kosovës”.

Kësaj rritje të eksportit i ka kontribuar statusi preferencial tregtar, që Kosova gëzon me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, status ky që i lejon dërgimin e mallrave të liruara nga detyrimet doganore, me qëllim të promovimit të rritjes ekonomike në shtetet në zhvillim.

Stavileci thotë se produktet që eksportohen më së shumti janë mbetjet e metaleve, ndërsa thekson se ka rritje edhe të industrive të reja si ajo e pijeve dhe prodhimi i mobilierive.