Rriten pritjet në pikat kufitare të Kosovës – 2 orë pritje në Jarinje dhe 1 orë në Merdarë

19.12.2025

Me afrimin e festave të fundvitit, diaspora ka nisur rikthimin në Kosovë, duke shkaktuar rritje të ndjeshme të fluksit dhe pritjeve në pikat kufitare.

Sipas statistikave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, situata më e ngarkuar aktualisht paraqitet në pikëkalimin kufitar në Merdarë, ku pritjet për hyrje në Kosovë arrijnë deri në 1 orë, ndërsa për dalje nga vendi qytetarët presin deri në 40 minuta.

Pritjet më të gjata regjistrohen në pikëkalimin Jarinje, ku mërgimtarët për të hyrë në Kosovë duhet të presin deri në 2 orë, ndërsa për dalje nga Kosova pritjet janë dukshëm më të shkurtra, nga 10 deri në 15 minuta.

Ngarkesë dhe kolona janë evidentuar edhe në pikëkalimin Dheu i Bardhë, ku pritjet për hyrje në Kosovë shkojnë deri në 50 minuta.

Institucionet përgjegjëse u bëjnë thirrje qytetarëve që të informohen rregullisht për gjendjen në pikat kufitare dhe, nëse është e mundur, të shfrytëzojnë pikëkalime alternative për të shmangur pritjet e gjata. Fluksi i shtuar pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, për shkak të ardhjes së mërgimtarëve për pushimet e fundvitit.

Pikat e kalimit kufitarAutomjeteKamionë
Hyrje (min)Dalje (min)Kolona (m) 
Hyrje
Kolona (m) 
Dalje
Hyrje (min)Dalje (min)Kolona (m) 
Hyrje
Kolona (m) 
Dalje
Bërnjak05-1003-050003-0503-0500
Dheu i Bardhë5000300003-0503-0500
Glloboqicë05050003-0503-0500
Hani i Elezit05050003-0503-0500
Jarinje12010-15100010003-0503-0500
Kullë03-0503-050003-0503-0500
Merdarë604040020003-0503-0500
Muçibabë05050003-0503-0500
Mutivodë1503-050003-0503-0500
Qafë e Morinës01-0301-030003-0503-0500
Qafë e Prushit01-0201-020003-0503-0500
Stançiq05050003-0503-0500
Vërmicë03-0503-050003-0503-0500