Rita Ora dhe Kurti takohen në Qeveri, kryeministri: E diel e paharrueshme për mua

26.11.2023

Kryeministri Albin Kurti e ka pritur sot në Qeveri këngëtaren Rita Ora dhe bashkëshortin e saj, Taika Waititi. Rita tha se zgjodhi që sot të vijë në Kosovë për ta festuar ditëlindjen e 33-të “në një mënyrë të pabesueshme”. Vizitën e sotme e cilësoi si “vërtetë entuziazmues”, ashtu si dhe takimin me Kurtin. “Ky udhëtim […]

Rita Ora dhe Kurti takohen në Qeveri, kryeministri: E diel e paharrueshme për mua Foto: Ilustrim

Kryeministri Albin Kurti e ka pritur sot në Qeveri këngëtaren Rita Ora dhe bashkëshortin e saj, Taika Waititi.

Rita tha se zgjodhi që sot të vijë në Kosovë për ta festuar ditëlindjen e 33-të “në një mënyrë të pabesueshme”. Vizitën e sotme e cilësoi si “vërtetë entuziazmues”, ashtu si dhe takimin me Kurtin.

“Ky udhëtim dhe ky takim më bënë kaq entuziaste për të ardhmen”, tha ajo,

Kurti e falëndroi Ritën “që na bëre kaq krenarë, si njerëz, si vend” ndërsa tha se “kjo ka qenë një e diel e paharrueshme për mua.

“Gjithashtu”, ia ktheu Rita.

“Rita Ora ka arritur majat më të larta të suksesit dhe njohjes në mbarë botën duke nderuar gjithmonë rrënjët dhe kulturën e saj në atdhe. Ishte nder ta prisja atë dhe Taika Waititi sot ne ditelindjen e saj. Kosova, Britania e Madhe dhe Zelanda e Re duken pa kufi përballë artit”, shkroi Kurti në “X”.