Rikthehen erërat e forta, një numër i madh i konsumatorëve mbesin pa energji elektrike

26.02.2020

KEDS-i përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare Facebook, ka bërë të ditur se si pasojë e erërave të forta, sot kanë mbetur pa energji një numër i konsiderueshëm i konsumatorëve anekënd vendit. Në këtë njoftim thuhet se zona më e prekur është Rajoni i Dukagjinit, derisa ekipet po punojnë në terren. Ky është njoftimi i […]

Rikthehen erërat e forta, një numër i madh i konsumatorëve mbesin pa energji elektrike Foto: Ilustrim

KEDS-i përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare Facebook, ka bërë të ditur se si pasojë e erërave të forta, sot kanë mbetur pa energji një numër i konsiderueshëm i konsumatorëve anekënd vendit.

Në këtë njoftim thuhet se zona më e prekur është Rajoni i Dukagjinit, derisa ekipet po punojnë në terren.

Ky është njoftimi i plotë:

Konsumatorë të nderuar, erërat të forta kanë kapluar përsëri vendin tonë.

Me gjithë intervenimet e vazhdueshme dhe mobilizimit të ekipeve të terrenit, dëmet në rrjetin energjetik janë të konsiderueshme, duke lënë pa energji një numër të konsiderueshëm të konsumatorëve anekënd vendit. Rajoni i Dukagjinit përsëri vazhdonë të përballet me stuhi të forta ere. Me dhjetëra ekipe tashmë janë në terren duke punuar maksimalisht për përmirësimin e dëmeve në mënyrë që të kthehet energjia elektrike sa më parë tek konsumatorët.