Rezultatet përfundimtare për asamble komunale, LDK dhe PDK nga 206 asambleistë, LVV 193, AAK 120

03.11.2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për shpalljen e këtyre rezultateve pas përfundimit të të gjitha procedurave në vendvotim dhe në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, si dhe kur të gjitha vërejtjet që u përkasin procesit të votimit dhe numërimit janë vendosur nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme e Kosovës. […]

Rezultatet përfundimtare për asamble komunale, LDK dhe PDK nga 206 asambleistë, LVV 193, AAK 120 Foto: Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për shpalljen e këtyre rezultateve pas përfundimit të të gjitha procedurave në vendvotim dhe në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, si dhe kur të gjitha vërejtjet që u përkasin procesit të votimit dhe numërimit janë vendosur nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme e Kosovës.

KQZ shpalli rezultatet përfundimtare për 38 Kuvendet e këtyre komunave: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Skenderaj, Shtime, Shtërpcë, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Mamushë, Hani Elezit, Graçanicë, Ranilluk, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

Pas shpalljes së rezultateve përfundimare, në afat brenda 24 orësh, subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Sipas po këtyre rezultateve, del se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë më së shumti asambleistë, nga 206 secila në tërë vendin.

Sa i përket votave për kuvende komunale, LDK-ja ka marrë 170,134 vota, ndërsa PDK 161,645 vota.

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 193 ulëse në Kuvendet Komunale pasi ka marrë 168,084 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që ka marrë 9863 vota në tërë vendin do të ketë 120 asamblistë.

Nisma në të gjithë vendin ka fituar 21 ulëse pasi ka marrë 18,455 vota.

Aleanca Kosova e Re do të ketë vetëm 8 asambleistë pasi ka marrë 10,277 vota.