Rezoluta për personat e pagjetur nuk del në votim, s’ka kuorum

19.11.2020

Kuvendi i Kosovës po vazhdon seancën plenare në të cilën është ftuar në interpelancë kryeministri Avdullah Hoti për temën e personave të pagjetur. Rezoluta e cila u është paraqitur deputetëve nuk ka dalë në votim për shkak të mungesë së kuorumit. E deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Saranda Bogujevci, iniciuese e interpelancës, ka folur edhe njëherë […]

Rezoluta për personat e pagjetur nuk del në votim, s’ka kuorum Foto: Ilustrim

Kuvendi i Kosovës po vazhdon seancën plenare në të cilën është ftuar në interpelancë kryeministri Avdullah Hoti për temën e personave të pagjetur.

Rezoluta e cila u është paraqitur deputetëve nuk ka dalë në votim për shkak të mungesë së kuorumit.

E deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Saranda Bogujevci, iniciuese e interpelancës, ka folur edhe njëherë pas pjesës së parë të seancës plenare, e cila kaloi me tensione ndërmjet deputetëve të Vetëvendosjes dhe atyre të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Qysh nga mosha 14-vjeçare së bashku me familjen time kemi luftuar me Serbinë për drejtësi dhe vazhdoj ende. Nuk toleroj askush të më drejtohet me gisht apo të përmend familjen time. Kjo është e papranueshme. Atë çka e kemi bërë, ka qenë jo vetëm për familjen, por ka qenë kontribut për vendin”, tha ajo.

Deputetja e Vetëvendosjes lexoi para deputetëve rezolutën e cila thekson se çështja e personave të pagjetur nuk mund të kushtëzohet me asnjë çështje tjetër.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës thekson se çështja e personave të pagjetur nuk mund të ndërlidhet kushtëzohet apo ndërvaret nga asnjë çështje tjetër. Qeveria e Kosovës duhet të insistojë në adresimin e çështjes së të pagjeturave në harmoni të plotë me standard dhe mekanizma ndërkombëtar. Kuvendi i i Republikës së Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës të mos pranojë të bisedojë me cilindo zyrtar nga Serbia pa ofrimi ne menjëhershëm të informacioneve për vendndodhjen e gjithë personave që nuk janë gjetur luftës së fundit”, janë këto dy pikat e rezolutës.

Rezoluta në fjalë megjithatë nuk doli për votim për shkak të mungesës së kuorumit.