Reshje të dendura dhe temperatura të ulëta për ditët në vijim
para 51 dite
Cikloni i fuqishëm që goditi Greqinë me përmbytje të mëdha, ka sjellë edhe pasoja në Kosovë.
Në javët e fundit, vendi ynë është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe bore, të shkaktuara nga ky fenomen atmosferik.
Sipas parashikimeve të meteorologëve, situata e motit do të mbetet e paqëndrueshme edhe në ditët në vijim. Pas një përmirësimi të shkurtër në fillim të javës, pritet që masat e reja të lagështa të sjellin sërish reshje të shiut dhe të borës në të gjithë vendin.
Çfarë na pret në ditët në vijim?
- E hënë: Ditë me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, por me temperatura të ulëta.
- E martë: Mëngjes me mjegull dhe vranësira të ulëta, ndërsa dita do të vazhdojë me diell dhe vranësira të pakta.
- E mërkurë: Mot i vranët me mundësi për reshje të izoluara në mëngjes. Në mbrëmje pritet të ketë reshje më të dendura shiu dhe bore në zonat e larta.
- E enjte: Forcim i masave të lagështa, duke sjellë reshje të shiut dhe të borës në shkallë vendi.
- E premte: Reshje gjatë mëngjesit, më pas ditë kryesisht e vranët.
- Fundjava: Sisteme të reja me reshje dhe masa më të ftohta, duke sjellë reshje shiu e bore në të gjithë vendin.
Etiketat
VIDEO – Momenti kur policia neutralizon qenin që sulmoi nxënësit në Shirokë brenda objektit shkollor
Lajme para 1 orë
Kryeministri Kurti në Davos: Do të nënshkruajë marrëveshjen e tregtisë së lirë me EFTA-n
Lajme para 20 ore
Kurti: Presidenti Rugova na la një trashëgimi të pasur politike, institucionale dhe letrare
Lajme para 23 ore