Regjistrimi i popullsisë mund të shtyhet për vitin tjetër, shkak pandemia dhe zgjedhjet lokale

09.06.2021

Procesi i regjistrimit të popullsisë i paraparë të mbahet në këtë vit, ka mundësi që të shtyhet për vitin tjetër. Arsyet e shtyrjes janë pandemia COVID-19 si dhe zgjedhjet lokale. Kështu është bërë e ditur në raportimin e ministrit të Financave, Hekuran Murati në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfer, ku të pranishëm ishin edhe […]

Regjistrimi i popullsisë mund të shtyhet për vitin tjetër, shkak pandemia dhe zgjedhjet lokale Foto: Ilustrim

Procesi i regjistrimit të popullsisë i paraparë të mbahet në këtë vit, ka mundësi që të shtyhet për vitin tjetër.

Arsyet e shtyrjes janë pandemia COVID-19 si dhe zgjedhjet lokale.

Kështu është bërë e ditur në raportimin e ministrit të Financave, Hekuran Murati në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfer, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ku diskutuan lidhur me regjistrimin e popullsisë.

Ministri Murati ka theksuar se pandemia dhe mbajtja e zgjedhjeve lokale mund të jenë shkas i shtyrjes së regjistrimit të popullsisë për pranverën e vitit 2022.

Ndërsa Ilir Berisha nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka thënë se përgatitjet për fillimin e regjistrimit të popullsisë janë bërë që nga viti 2018, kjo për shkak që ky regjistrim të ketë sukses.

Po ashtu ai shtoi se ky plan është ndarë në katër faza, ai i formimit të grupit punues, buxheti si dhe operimi në terren.

Sipas tij buxheti është i planifikuar mirëpo nuk përfshihet vetëm regjistrimi i popullsisë, por edhe projektet me vlerë prej më shumë se 12 milionë euro.

“Agjencia është duke realizuar të gjitha aktivitetet përpos aktiviteteve është duke realizuar përgatitjet për regjistrimin e popullsisë që kanë filluar në vitin 2018.

Ky plan është ndarë në katër faza, formimi i grupit punues, buxheti, operimi në terren”.

“Sfida për regjistrimin e popullsisë është data e regjistrimit, regjistrimi nuk duhet të jetë në ngjarje të mëdha politika sic janë fushatat dhe mos të ndodh në kohë të fatkeqësive natyrore.

Buxheti është i planifikuar për regjistrim nuk flitet, mirëpo prej fillimit buxheti mbi 12 milionë”.