Raportohet se sot mësimdhënësit do të votojnë se a janë pro apo kundër grevës

  • 29.09.2022
Raportohet se sot mësimdhënësit do të votojnë se a janë pro apo kundër grevës

Mësimdhënësit e Kosovës sot (e enjte) do të votojnë se a do ta pranojnë propozimin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit për ta pezulluar grevën deri në janar apo jo.

Në një shkresë të siguruar nga Klankosova.tv që u është dërguar mësimdhënësve të një shkolle në kryeqytet iu është bërë thirrje të jenë në shkollë në orarin e grevës, pasi do të organizohet votimi.

“Pra, luteni që nesër të jeni në shkollë në orarin e grevës (9:00 – 12:00) sepse do ta organizojmë votimin kush është PËR apo KUNDËR ‘pezullimit’ të grevës”, thuhet këtë shkresë.


Votimet e mësimdhënësve do të dërgohen në SBAShK ku më pas – varësisht rezultatit të votimeve – pritet të merret vendimi nëse do të vazhdojë ose jo greva.

Edhe anëtari i Këshillit Grevist të SBAShK-ut, Reshit Kushaj, ka treguar se kryetarët e shoqatave sindikale nëpër shkolla nesër do të bashkëbisedojnë me mësimdhënësit – por, nuk ka përmendur votimin e tyre.

“Në të njëjtën kohë ne ia kemi dërguar shkresën edhe anëtarësisë edhe medieve. Përmbajtja e shkresës i drejtohet anëtarësisë sindikale, ku ne me kërkesën e anëtarësisë jemi futur në grevë dhe me kërkesën e saj mund ta ndërprejmë apo pezullojmë grevën”.

“Andaj, ata e kanë mundësinë që sot dhe nesër t’i takojnë të gjithë mësimdhënësit, ku nesër kryetarët e shoqatave sindikale nëpër shkolla dhe kryetarët e këshillave grevistë do të bashkëbisedojnë me mësimdhënësit ku do të na sjellin kërkesat e tyre sindikale”, ka deklaruar ai në “Info Magazine” në Klan Kosova.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë