Qeveria vendos t’i paguajë specializantët shëndetësorë deri në gusht

12.01.2022

Në kuadër të këtyre vendimeve, Qeveria e Kosovës ka vendosur t’i paguajë specializantët shëndetësorë deri në muajin gusht. Këta specializantë disa herë kishin protestuar, pasiqë kanë kërkuar që specializimet t’u paguhen në formë page për çdo muaj. Një kërkesë e tillë për këtë vendim, e ka bërë ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ku ka shtuar […]

Qeveria vendos t’i paguajë specializantët shëndetësorë deri në gusht Foto: Ilustrim

Në kuadër të këtyre vendimeve, Qeveria e Kosovës ka vendosur t’i paguajë specializantët shëndetësorë deri në muajin gusht.

Këta specializantë disa herë kishin protestuar, pasiqë kanë kërkuar që specializimet t’u paguhen në formë page për çdo muaj.

Një kërkesë e tillë për këtë vendim, e ka bërë ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ku ka shtuar se mjetet do të ndahen nga kategoria buxhetore subvencione dhe transfere.

“Ministria e Shëndetësisë kërkon nga Qeveria e Kosovës që t’i financojë specializantët… Kërkojmë që të lejohet realizimi i kësaj mbështetjeje nga kategoria buxhetore subvencione dhe transfere, prej muajit janar deri në muajin gusht 2022”, tha Latifi në mbledhjen e Qeverisë.