Qeveria prezanton pakon e ringjalljes për prodhuesit vendorë

28.10.2021

Operaionalizimi e zbatimi i këtyre dy masave synon që ekonomia vendore të fokusohet në prodhim e eksport, ashtu që të kemi rritje ekonomike të qëndrueshme, e cila ju bën ballë lëkundjeve të tregut të jashtëm. Gjatë fjalës së tij në konferencë, Kryeministri Kurti u shpreh se periudha pandemike përveç vështirësive që ka sjellë, gjithashtu ka […]

Qeveria prezanton pakon e ringjalljes për prodhuesit vendorë Foto: Ilustrim

Operaionalizimi e zbatimi i këtyre dy masave synon që ekonomia vendore të fokusohet në prodhim e eksport, ashtu që të kemi rritje ekonomike të qëndrueshme, e cila ju bën ballë lëkundjeve të tregut të jashtëm. Gjatë fjalës së tij në konferencë, Kryeministri Kurti u shpreh se periudha pandemike përveç vështirësive që ka sjellë, gjithashtu ka qenë një kohë reflektimi e mësimi, që na ka bërë që edhe më shumë të kuptojmë potencialin e rëndësinë e prodhuesit vendor.

Në anën tjetër, Ministri Murati shpalosi detajet lidhur me kushtet dhe kriteret për përfitim nga masat 2.1 dhe 2.4, të cilat synojnë nxitjen e investimeve në kapacitete të reja prodhuese e eksportuese, rritjen e konkurrueshmërisë dhe cilësisë së prodhimit vendor, ngritjen dhe standardizimin e cilësisë, si dhe aftësimin e punëtorëve dhe ngritjen e kapaciteteve njerëzore.

Së fundi, përfaqësues nga Administrata Tatimore e Kosovës demostruan procesin e aplikimit për masën 2.1, e cila do të bëhet përmes platformës EDI të ATK-së.

Sipas masës 2.1 – Subvencionimi i kredive investive parashihet subvencionimi i kredive investive për bizneset prodhuese dhe përpunuese në vlerë prej 20 % të kredisë; subvencionimi i kredive investive për bizneset në pronësi të grave në vlerë prej 20 % të kredisë, si dhe subvencionimi i kredive për bizneset që kanë nevojë për likuiditet në vlerë prej 10 % të kredisë.

Në anën tjetër, masa 2.4 – Mbështetja e eksportit parasheh mbështetjen financiare për bizneset prodhuese dhe përpunuese në subvencionimin deri në 10,000 euro për ngritjen e kapaciteteve të stafit menaxherial për certifikim profesional; subvencionimin deri në 20,000 euro për ngritjen e kapaciteteve të stafit të angazhuar në prodhim; subvencionimin deri në 50,000 euro për aktivitet lidhur me brendimin dhe marketingun e produkteve; si dhe subvencionim deri në 50,000 euro për pjesëmarrjen në panaire jashtë vendit, si mundësi e gjetjes së tregjeve të reja.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në linjë me Programin Qeverisës, mbetet e përkushtuar në mbështetjen e prodhuesve vendor. Andaj, masat 2.1 dhe 2.4 shënojnë vetëm fillimin e operacionalizimit të plotë të masës 2 – Ringjallja e Ekonomisë dhe Prodhimit, duke dëshmuar edhe njëherë se Qeveria është partner i prodhuesve vendor.

Vendimi Nr.66/2021 mbi caktimin e kushteve dhe kritereve për zbatimin e masës 2.1 – Subvencionimi i kredive invstive të Pakos së Ringjalljes Ekonomike

64326E76-4375-4241-8FA3-D6C1EB226CE6

Vendimi Nr.67/2021 mbi caktimin e kushteve dhe kritereve për zbatimin e pjesëshëm të masës 2.4 – Mbështetja e Eksporit të Pakos të Ringjalljes Ekonomike

7095D9A9-25D7-4FB5-97AD-8EEFF4EDC1C9