Qeveria nxjerr një vendim të rëndësishëm, ka të bëjë me subvencionimin e faturave të rrymës

05.02.2022

Në këtë mbledhje është miratuar vendimi sipas të cilit qeveria e Kosovës do të subvencionojë 90 milionë euro për rritjen e energjisë elektrike dhe jo 75 milionë sa ishte paralajmëruar më herët. Njoftimi i plotë: Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen elektronike, të 60-ën me radhë, në të cilën ka miratuar vendimin për […]

Në këtë mbledhje është miratuar vendimi sipas të cilit qeveria e Kosovës do të subvencionojë 90 milionë euro për rritjen e energjisë elektrike dhe jo 75 milionë sa ishte paralajmëruar më herët.

Njoftimi i plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen elektronike, të 60-ën me radhë, në të cilën ka miratuar vendimin për zotimin e Qeverisë për subvencionimin e energjisë.

Në mbledhjen e sotme është miratuar propozimi i Ministrisë së Ekonomisë për zotimin e Qeverisë për subvencionimin e pagesës së energjisë nga konsumatorët.

Sipas vendimit të miratuar, Qeveria e Republikës së Kosovës është zotuar për subvencionim të energjisë në shumën prej 90.000.000.00 € (nëntëdhjetë milionë euro). Vendimi synon të ulë ndikimin e tarifave të energjisë për konsumatorët.

Ky vendim është marrë pas rritjes enorme të çmimeve të importit, që ka shkaktuar krizën e furnizimit me energji elektrike në vend.