Qeveria ndan 10 milionë euro për tejkalimin e krizës energjetike
- 21.01.2022
- 0 komente
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ndër të tjera ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej dhjetë milionë euro për zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Sipas njoftimit, këto mjete shkojnë për masën 3.7 – mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike.
“Më tej, kabineti qeveritar ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej dhjetë milionë euro (10,000,000.00€), për zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike për masën 3.7 – Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike” thuhet në njoftim.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë janë miratuar edhe masat e reja anti-COVID, të cilat do të jenë në fuqi nga dita e nesërme e deri më 4 shkurt.
KOMENTE0
Leave a Reply