“Qeveria i hapi në verë dasmat dhe ahengjet për të na mbyllur në vjeshtë shkollat dhe çerdhet”

20.09.2021

Gjatë ditës së sotme ka filluar seanca plenare e parë në sesionin vjeshtor dhe në deklarimet jashtë rendit të ditës, në fjalën e marrë nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë, për siç e ka quajtur ai keqmenaxhim me pandeminë. Po ashtu, kryetari i PDK-së ka theksuar se kryeministri […]

“Qeveria i hapi në verë dasmat dhe ahengjet për të na mbyllur në vjeshtë shkollat dhe çerdhet” Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së sotme ka filluar seanca plenare e parë në sesionin vjeshtor dhe në deklarimet jashtë rendit të ditës, në fjalën e marrë nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë, për siç e ka quajtur ai keqmenaxhim me pandeminë.

Po ashtu, kryetari i PDK-së ka theksuar se kryeministri Kurti ka refuzuar bashkëpunimin për të gjetur alternativë në situatën e rënduar me pandeminë COVID-19.

Krasniqi ka shtuar se Qeveria i hapi në verë dasmat dhe ahengjet për të na mbyllur në vjeshtë shkollat dhe çerdhet.

“Për shkak të përgjegjësisë me gjendjen e rënduar unë ju drejtova me një letër kryeministrit Kurti për t’i ofruar bashkëpunimin tim dhe të PDK-së, madje i ftova edhe partitë e tjera të gjejmë mundësi dhe alternativë për një përgjigje efikase në gjendjen e rënduar. Megjithëse isha në fillet e drejtimit të PDK-së, nuk doja të ndiqja shembullin që e ka vendosur vetë z.Kurti, duke krijuar ndasi politike  për shkak të qëndrimeve partiake dhe për tema të rëndësisë nacionale, sepse një model të tillë e kemi parë dhe e kanë parë të gjithë qytetarët e Kosovës. Një model i tillë prodhon kriza, por nuk zgjidh kurfarë krize”, u shpreh Krasniqi.

Po ashtu ai më tutje ka thënë se ata nuk do t’i mbyllin asnjëherë sytë dhe se nuk do të bëhen oportunistë politik kur është në pyetje shëndeti i qytetarëve.