Qeveria drejt finalizmit të platformës për aplikimin për 100 eurot e punëtorëve të sektorit privat dhe studentëve

20.04.2022

Por, ndonëse u raportua një gjë e tillë nuk ndodhi. Punëtorët e sektorit privat është raportuar se do të aplikojnë përmes faqes zyrtare të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), kurse studentët në platformën e-Kosova. Se kur do të lëshohet në funksion linku për aplikim për këto shtesa, ka folur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim […]

Qeveria drejt finalizmit të platformës për aplikimin për 100 eurot e punëtorëve të sektorit privat dhe studentëve Foto: Ilustrim

Por, ndonëse u raportua një gjë e tillë nuk ndodhi.

Punëtorët e sektorit privat është raportuar se do të aplikojnë përmes faqes zyrtare të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), kurse studentët në platformën e-Kosova.

Se kur do të lëshohet në funksion linku për aplikim për këto shtesa, ka folur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Kryeziu ka deklaruar se funksionalizimi i platformës do të ndodh shumë shpejtë.

Po ashtu, ai ka shtuar se shumë shpejtë do të dalin me njoftime dhe udhëzime mbi procesin e aplikimit.

“Jemi afër finalizimit të platformës për aplikim për shtesat e punëtorëve të sektorit privat. Shumë shpejt do të dalim me njoftimin dhe udhëzimet mbi procesin e aplikimit. Ndërkaq jemi duke punuar në plaformën për shtesat për studentë. Edhe për këtë do të ju njoftojmë me kohë”, ka konfirmuar Kryeziu për Telegrafin.

Lidhur me platformën, edhe Administrata Tatimore e Kosovës kishte konfirmuar se janë duke punuar në këtë drejtim.