Punësimi dhe papunësia në Kosovë, këto janë statistikat e fuqisë punëtore për tre muajt e fundit të 2021’s
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore (AFP) për tremujorin e katërt (TM4) 2021. Sipas rezultateve të anketës, dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë popullsi në moshë pune. Në popullsinë e moshës së punës përfshihen moshat 15-64 vjeçare. Në kuadër të popullsisë në moshë pune, shkalla […]
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore (AFP) për tremujorin e katërt (TM4) 2021.
Sipas rezultateve të anketës, dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë popullsi në moshë pune. Në popullsinë e moshës së punës përfshihen moshat 15-64 vjeçare.
Në kuadër të popullsisë në moshë pune, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore ishte 39.2%, raporton SuharekaOnline.
Shkalla e punësimit sipas Anketës së Fuqisë Punëtore (AFP) për tremujorin e katërt (TM4) 2021 ishte 31.7%.
Punësimi me i lartë ishte te meshkujt me 46.7%, ndërsa punësimi te femrat ishte 16.8%.
Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor, me 48.6% të tyre, ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e tregtisë, prodhimit dhe ndërtimtarisë me 38.2%.
Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: tregtia me 15.1%; prodhimi me 10.4%; ndërtimtaria me 9.1%; dhe arsimi me 8.8%. Ndërsa, sektorët e tjerë marrin pjesë me përqindje më të vogël në punësim.
Sa i përket të të punësuarve me kontrata, del se 46.4% e personave të punësuar kanë kontratë të përhershme në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 53.6% kanë kontratë të përkohshme.
Sipas rezultateve të AFP-së, në TM4 2021 shkalla e papunësisë ishte 19.0%.
Papunësia më e theksuar është te femrat me 24.1%, krahasuar me meshkujt, 17.0%. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 34.6%.
Sipas rezultateve të AFP-së, në TM4 2021, fuqia joaktive ishte mjaft e lartë me 60.8%, me fokus të veçantë te femrat me 77.9 %, krahasuar me meshkujt, 43.7%.