Punë me rrezik, por pa sigurim shëndetësor
Ai tha se i është dashur të marr pushim të detyrueshëm mjekësor. “Më është dashur të marr pushim të detyrueshëm mjekësor, dy javë ditë. Të gjitha trajtimet gjatë shërimit i kam paguar vetë – rreth 300 euro. Kam pasur helmim në mushkri. Krejt kohën më është dashur të trajtohem për mushkri”, rrëfen ai për Radion […]
Ai tha se i është dashur të marr pushim të detyrueshëm mjekësor.
“Më është dashur të marr pushim të detyrueshëm mjekësor, dy javë ditë. Të gjitha trajtimet gjatë shërimit i kam paguar vetë – rreth 300 euro. Kam pasur helmim në mushkri. Krejt kohën më është dashur të trajtohem për mushkri”, rrëfen ai për Radion Evropa e Lirë.
Në vendin tonë janë gjithsej rreth 800 zjarrfikës, e që të gjithë janë pa sigurime shëndetësore nga shteti.
Pagat e zjarrfikësve në Kosovë variojnë prej 280 deri në rreth 330 euro.
Por, pa sigurime shëndetësore nuk janë vetëm zjarrfikësit, njëjtë janë edhe mbi 9 mijë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Në vitin 2014 në Kuvendin e Kosovës është miratuar Ligji për sigurime shëndetësore, por nuk është zbatuar asnjëherë për askënd.
Të pyetur nga Radio Evropa e Lirë se deri ku kanë arritur procedurat për nisjen e zbatimit të Ligjit për sigurime shëndetësore, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës nuk kanë kthyer përgjigje deri në publikimin e këtij teksti.
Së voni, sindikalistët e Policisë së Kosovës janë takuar me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, me të cilin kanë diskutuar për Ligjin e pagave, Ligjin për sigurime shëndetësore dhe Ligjin për pensionim të parakohshëm.
Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, thotë për Radion Evropa e Lirë se presin që gjatë vitit të ardhshëm të ketë lëvizje pozitive për realizimin e sigurimeve shëndetësore.
“Ne kemi një formë që të bëjmë kontratë me një kompani të sigurimeve dhe ne si policë të paguajmë një pjesë dhe pjesën tjetër do ta kërkojmë nga Qeveria… nëse ai ligj stërzgjatet, sikur është folur që sa vite deri tash. Ne dëshirojmë të startojmë në këtë formë dhe nëse bëhet ligji aq më mirë”, thotë Zeqiri.
“Nuk është një kosto e lartë, rreth 4-5 milionë euro në vit, duke përfshirë dy policat e sigurimit shëndetësor dhe jetësor për rreth 9 mijë policë sa janë në Kosovë”, thotë drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit – agjenci e cila mbikëqyret nga Banka Qendrore e Kosovës.
Policët dhe zjarrfikësit të jenë prioritet për Qeverinë
Policia e Kosovës, që nga fillimi i pandemisë COVID-19 në mars të vitit 2020, është kujdesur për zbatimin e masave kundër përhapjes së sëmundjes.
Në Kosovë kanë vdekur 25 policë nga COVID-19.
Paga bazë e një polici kosovar është 392 euro.
Plator Avdiu, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), organizatë kjo që monitoron punën e policisë dhe institucioneve të tjera të sigurisë në Kosovë, thotë se policët dhe zjarrfikësit duhet të trajtohen me prioritet nga Qeveria, për shkak të rrezikshmërisë dhe ndjeshmërisë së punës./REL/