Publikohet orari për paraqitjen e provimit praktik për patentë shoferë

Tubimet e shumta të cilat po shkaktohen nëpër njësitet regjionale të patent shoferit për kategorinë B, ka detyruar organet që të bëjnë një plan për evitimin e këtyre tubimeve.

19 ditë pune do të jenë të hapura për paraqitjen e testit praktik ku janë ndarë në bazë të kohës që kandidatët e kanë kaluar testin teorik.

Gjatë ditës së sotme do të mund të paraqesin testin praktik të gjithë kandidatët të cilët testin teorik e kanë kaluar deri më 01.09.2020 deri më 04.09.2020

Megjithatë nuk ka ende një datë të caktuar se kur do të bëhen paraqitjet e testeve teorike.

Burime të SuharekaOnline brenda njësitit regjional të Prizrenit kanë thënë se për oraret e paraqitjeve të testit teorik për vitin 2021 kandidatët do t’i njoftohen me kohë.

RAPORTO