PSD zhvillon aksion simbolik para Kuvendit, kritikojnë Vjosa Osmanin
Partia Socialdemokrate (PSD) ka organizuar të martën një aksion simbolik përballë Kuvendit të Kosovës, në sheshin “Ibrahim Rugova”, si pjesë e aktiviteteve të saj politike në prag të fushatës zgjedhore.
Në këtë aksion morën pjesë aktivistë dhe përfaqësues të partisë, ku u panë pankarta dhe mesazhe politike të drejtuara ndaj institucioneve shtetërore, përfshirë edhe kritika ndaj ish Presidentes së Republikës, Vjosa Osmani.
Nga PSD-ja, e udhëhequr nga Dardan Molliqaj, u tha se qëllimi i këtyre aksioneve është ngritja e temave që sipas tyre janë lënë anash nga partitë e tjera politike dhe institucionet.
Ditëve të fundit, PSD ka intensifikuar aktivitetet e saj publike në terren, duke organizuar paraqitje dhe aksione simbolike në disa zona të kryeqytetit, në kuadër të përgatitjeve për fushatën zgjedhore.
