Procedura dhe parakushtet për të përfituar nga 130€ në muaj (masa nr.15)

27.04.2020

Bazuar në vendimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, të drejtën e përfitimit nga Masa nr.15, për pagesë të asistencës mujore në vlerë prej njëqind e tridhjetë (130) euro për periudhën Prill-Qershor 2020, e kanë FAMILJET të cilat: 1. Nuk e kanë asnjë të punësuar (sektorin publik dhe privat);2. Nuk pranojnë asnjë pagesë mujore nga […]

Procedura dhe parakushtet për të përfituar nga 130€ në muaj (masa nr.15) Foto: Ilustrim

Bazuar në vendimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, të drejtën e përfitimit nga Masa nr.15, për pagesë të asistencës mujore në vlerë prej njëqind e tridhjetë (130) euro për periudhën Prill-Qershor 2020, e kanë FAMILJET të cilat:

1. Nuk e kanë asnjë të punësuar (sektorin publik dhe privat);
2. Nuk pranojnë asnjë pagesë mujore nga Buxheti i Republikës së Kosovës (pension apo asistencë tjetër sociale);
3. Aplikanti (parashtruesi i kërkesës) është i regjistruar si i papunë në Zyren e Punësimit dhe është banor rezident në Republikën e Kosovës.

Punëkërkuesit e regjistruar në Zyren e Punësimit (ata të cilët janë regjistruar përmes aplikimit fizik, online apo duke dërguar formularin përmes e-mail-it tek udhëheqësi i Zyres së Punësimit) që plotësojnë parakushtet nga pika 1 dhe 2 mund të aplikojnë për të përfituar nga Masa nr.15 duke përzgjedhur njërën prej metodës dhe mënyrës së aplikimit si në vijim:

a) Aplikimi Online – duke përdorur formularin elektronik. Formularin mund të shkarkoni duke vizituar linkun në vijim: https://mf.rks-gov.net/…/315CF2CC-9C7C-4424-ACCA-323E3C973C… . Formulari duhet të plotësohet dhe dërgohet në e-mail adresën zyrtare pako15@rks-gov.net, duke bashkangjitur ne e-mail të skanuar (apo fotografuar) kopjen e letërnjoftimit. Kjo është mënyra e rekomanduar pasur parasysh situatën e pandemisë dhe emergjencës shëndetësore.

b) Aplikimi Fizik – aplikimi mund të bëhet përmes Qendrës për Punë Sociale të komunës përkatës ku jeni duke banuar, duke marrë Formën e aplikacionit tek Zyrtari i Ndihmës Sociale dhe pasi që të keni plotësuar dhe nënshkruar formën e aplikacionit së bashku me kopjen e letërnjoftimit të parashtruesit të kërkesës duhet të dorëzoni në Qendrën për Punë Sociale tek Zyrtari i Ndihmës Sociale.

Aplikimi në njërën prej metodave të lartshënuara mund ta bëni më së largu deri me 15 Maj 2020, apo çfarëdo afati të mëvonshëm që mund të përcaktohet me vendim nga Ministria e Financave dhe Transfereve.