Problemi me qentë endacakë, strategjia kombëtare për trajtimin e tyre pritet të miratohet në fund të qershorit

20.05.2022

Një problemit të tillë pritet të vijë fundi pasi që Qeveria e Kosovës në fund të muajit qershor do të miratojë strategjinë për trajtimin e kësaj çështje. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovë, pasi që u […]

Problemi me qentë endacakë, strategjia kombëtare për trajtimin e tyre pritet të miratohet në fund të qershorit Foto: Ilustrim

Një problemit të tillë pritet të vijë fundi pasi që Qeveria e Kosovës në fund të muajit qershor do të miratojë strategjinë për trajtimin e kësaj çështje.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovë, pasi që u pyet nga deputeti i LVV-së, Besim Muzaqi, se kur do të gjendet zgjidhje konkrete për këtë problem të kamotshëm.

“Ky është një nga shqetësime kryesore ditëve të fundit. Ne si ministri kemi nxjerrë një vendim më 16 shkurt që të formohet një grup punues për hartimin e një strategjie kombëtare. Në fund të qershorit do ta kemi të miratuar në Qeverinë e Kosovës strategjinë kombëtare për qentë endacakë”, ka deklaruar Krasniqi.

Edhe kryeministri Albin Kurti kishte premtuar një hartim të strategjisë kombëtare për menaxhimin e qenve endacakë.

Kryeministri Kurti kishte thënë se Qeveria e vendit do të kërkojë ndihmë edhe nga akterët, partnerët e huaj në mënyrë që mjetet financiare të mos jenë problem për zbatimin e masave dhe projekteve të qëndrueshme e humane për menaxhimin e popullsisë së qenve, ashtu që vendi ynë sa më parë të mos ketë qenë endacakë në rrugë.