Në Suharekë bredhin rreth 300 qenë endacak, komuna ndan rreth 20 mijë euro për trajtimin e tyre

Në Suharekë bredhin rreth 300 qenë endacak, komuna ndan rreth 20 mijë euro për trajtimin e tyre
Herolind Bytyçi

12.04.2021 / Suhareka

Një muaj më parë katër qytetarë të Suharekës, ishin sulmuar nga një qen endacak në hyrje të banesës së tyre me ç’rast kishin marr lëndime trupore.

Qentë endacakë vazhdojnë të mbeten rrezik për të gjithë pavarësisht investimeve në projekte për trajtimin e tyre. Ata që përjetuan konfrontimin kërkojnë që të vriten këto kafshë, ndërsa organizatat që i mbrojnë thonë se ato duhet vaksinuar.

Por organizatat që mbrojnë kafshët e thonë të kundërtën. Si zgjidhje që mos të vjen deri te vdekja e njerëzve nga qentë e shohin sterilizimin që ndalon shumimin e tyre dhe vaksinimin kundër tërbimit.

Në mungesë të hapësirës adekuate për ta, qentë bredhin rrugëve gjatë gjithë kohës. Në motin e ftohtë ata shumicën e kohës gjenden pranë kontejnerëve apo hyrjeve të ndërtesave banuese, duke kërkuar ushqim dhe strehim. E në mungesë të ushqimit, ata shpesh dinë të bëhen agresivë ndaj qytetarëve. Alternativë e vetme është trajtimi i tyre, vaksinimi e sterilizimi ose hapja e qendrave për strehim.

Për këtë Komuna e Suharekës ka hapur procedurat tenderuese për trajtimit të qenve endacak. Në bazë të të dhënave sipas specifikave të tenderit në Komunën e Suharekës bredhin 300 qenë endacak për trajtimin e të cilëve është parashikuar të shpenzohen 19,980.00 €.

Nr.  Përshkriminjësiasasia
1.Zënja\kapja e qenëve endacak dhe vlerësimi për gjendjen shendetsore.copë300
2.Trajtimi (kontroll, ushqim, vaksinim, dehelmetizim, identifikim-matrikulim i qenëve endacak.copë300
3.Kastrimin/ Sterelizimi qenëve endacakcopë300
4.Hospitalizimi (72 orë) i qenëve endacak.copë300
5.Lëshimi i qenëve endacak në vendin e nxëniescopë300
6.Eutanazia (kryerja e proçesit te eutanazisë, transporti dhe groposja) e qenëve endacak.copë300

 

RAPORTO