Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen
Qytetarët të enjten kanë raportuar për vështirësi në qasje në shërbimet e VALA-s, gjersa lidhur me këtë ka sqaruar zëdhënësi i Telekomit të Kosovës, Fadil Lepaja.
Lepaja në një deklaratë për Telegrafin bëri të ditur se të mërkurën mbrëma Telekomi i Kosovës ka filluar migrimin e platformave të reja dhe në të njëjtën kohë implementimin e kodit shtetëror mobil.
Ai ka sqaruar se si rezultat i këtij migrimi dhe ndryshimit të kodit të Monacos me të Kosovës, nevojitet rikyçja e telefonave në rrjet dhe fluksi tepër i madh i rikyçjeve me kod të ri ka shkaktuar ngarkesë në rrjet, me këtë rast disa konsumatorë kanë mbete të palokalizuar.
“Mbrëmë Telekomi i Kosovës ka filluar migrimin e platformave të reja dhe në të njëjtën kohë implementimin e kodit shtetëror mobil. Është përfunduar migrimi i Databazës së Konsumatorëve mobil. Ditëve në vijim do të vazhdohet me platformat e tjera të teknologjisë së fundit.