Pritjet në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë arrijnë deri në një orë

31.07.2025

Gjatë ditës së sotme është shënuar fluks i shtuar në disa pika kufitare të Kosovës, me pritje të gjata për automjetet që po hyjnë në vend, sidomos në pikat kufitare me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas të dhënave më të fundit, më së shumti pritje ka në pikën kufitare Muçibabë, ku hyrja në Kosovë po zgjat deri në 60 minuta, ndërsa dalja vetëm 5 minuta.

Situatë e ngjashme paraqitet edhe në Merdarë, ku hyrja kërkon 10-15 minuta, por dalja është më e ngarkuar me 60 minuta pritje.

Në Dheu i Bardhë, një tjetër pikë e ngarkuar, koha e pritjes për të hyrë është 40 minuta, ndërsa për dalje 20 minuta.

Ndërkohë, në pikat tjera kufitare si Bërnjak dhe Jarinje, pritjet për hyrje dhe dalje janë të barabarta – nga 10 deri në 15 minuta.

Në pikat kufitare të tjera si Glloboçicë, Hani i Elezit, Stanqiq, dhe Kullë, pritjet janë minimale, duke variuar nga 3 deri në 5 minuta.

Autoritetet kufitare u bëjnë thirrje qytetarëve që, nëse kanë mundësi, të përdorin pika alternative për të shmangur pritjet e gjata dhe të informohen në kohë reale për gjendjen në kufi.

FLUKSI NË PIKAT E KALIMIT KUFITAR

Pikat e kalimit kufitarAutomjeteKamionë
Hyrje (min)Dalje (min)Kolona (m) 
Hyrje
Kolona (m) 
Dalje
Hyrje (min)Dalje (min)Kolona (m) 
Hyrje
Kolona (m) 
Dalje
Bërnjak10-1510-1550003-0503-0500
Dheu i Bardhë402060020003-0503-0500
Glloboqicë05050003-0503-0500
Hani i Elezit05050003-0503-0500
Jarinje10-1510-150003-0503-0500
Kullë03-0503-050003-0503-0500
Merdarë10-15600100003-0503-0500
Muçibabë6005020003-0503-0500
Mutivodë03-0503-050003-0503-0500
Qafë e Morinës03-0503-050003-0503-0500
Qafë e Prushit03-0503-050003-0503-0500
Stançiq05050003-0503-0500
Vërmicë03-0503-0500003-0503-0500

Përditesuar: 31/07/2025 13:02:57