Pritje 20 minuta te “Dheu i Bardhë” për të hyrë në Kosovë
22.07.2025
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi.
Aktualisht pritja për të hyrë në Kosovë më së shumti është te Dheu i Bardhë deri në 20 minuta, ndërsa në Muçibabë pritjet janë 5 minuta.
Sipas të dhënave, pritjet në pikat kufirare tjera janë deri në 5 minuta.